Njoftohen kandidatët të cilët kanë aplikuar për t’iu nënshtruar për dhënien e provimit të noterisë në sesionin e provimeve të dhjetorit, pjesa me shkrim e provimit, do të mbahet më 01.12.2026 me fillim në orën 09:30, në Ministrinë e Drejtësisë (Sallën për konferencë – kati përdhes).
Të gjithë kandidatët që do të paraqiten për t’iu nënshtruar pjesës me shkrim të provimit, me vete duhet të kenë dokument për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme).
Në pjesën me shkrim të provimit, kandidatët mund të shfrytëzojnë ligje pa komente.
Rezultatet e pjesës me shkrim të provimit të noteriatit do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë.
Njëkohësisht Ju njoftojmë se, pjesa me gojë e provimit do të mbahet më 04.12.2026, me fillim në orën 09:30 në Ministrinë e Drejtësisë (Sallën për konferencë – kati përdhes).