EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

„Është publikuar në ENER Propozim Ligji për Këshillin Gjyqësor“

Ka përfunduar procesi i përgatitjes së Propozim Ligjit për Këshillin Gjyqësor, në të cilin janë inkorporuar rekomandimet e Misionit Vlerësues të Komisionit Evropian. Duke marrë parasysh përmasën e ndryshimeve ligjore, thuajse 2/3 e përmbajtjes, është kaluar në përgatitjen e një zgjidhjeje plotësisht të re ligjore.

Propozim Ligji është dorëzuar për mendim tek Komisioni i Venecias, ndërsa risitë kryesore të propozuara nga grupi i punës janë:
- Rregullimi i procedurës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor. Parashihet që procedura të jetë e hapur për publikun dhe nuk mund të përjashtohet në asnjë rast. Procedura për shkarkim nga funksioni i kryetarit ose zëvendëskryetarit mund të fillojë nga të paktën katër anëtarë, ndërsa vendimi për shkarkim merret me të paktën 8 vota. Kundër vendimit për shkarkim të kryetarit apo zëvendëskryetarit, lejohet e drejta për padi në Gjykatën Administrative.
- Përcaktimi i saktë i kushteve që duhet t’i plotësojnë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të cilët zgjidhen nga Kuvendi me shpallje publike apo me propozim të presidentit, veçanërisht në lidhje me sqarimin e termit "jurist i shquar" dhe kualifikimet e nevojshme që duhet të kenë kandidatët. Me “jurist i shquar” nënkuptohet jurist i diplomuar me së paku 15 vite përvojë pune në profesionin juridik pas dhënies së provimit të jurisprudencës, ose profesor universitar i së drejtës me së paku shtatë vite përvojë pune në gradë akademike-mësimore, që është shquar me punë shkencore apo profesionale në çështje të drejtësisë, që është shquar në veprimtarinë publike për mbrojtjen e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe të drejtave të njeriut, dhe që gëzon reputacion dhe integritet për të ushtruar funksionin e anëtarit të Këshillit. Kandidatët duhet të paraqesin së paku tre rekomandime nga profesorë universitarë të së drejtës, avokatë, ish ose gjyqtarë aktualë të Gjykatës Kushtetuese apo gjykatave ndërkombëtare, ose persona me së paku 15 vite përvojë pune në profesionin juridik pas dhënies së provimit të jurisprudencës, nga të cilët dy të jenë nga i njëjti profesion juridik.
- Fuqizimi i parimeve të transparencës dhe hapjes publike në procedurën për zgjedhjen e anëtarëve jo-gjyqtarë, përmes mundësisë për mbajtjen e debatit publik, ku kandidatët do të mund të prezantohen dhe të përgjigjen në pyetje për përvojën e tyre profesionale dhe ekspertizën.
- Fuqizimi i legjitimitetit të procesit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, si dhe rregullimi më i qartë i procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarit të Këshillit, përfshirë edhe shkarkimin e tij, si dhe vendosja e detyrimit të Këshillit për të sqaruar, individualizuar dhe arsyetuar vendimet për zgjedhje dhe përcaktim të përgjegjësisë së gjyqtarëve.
- Si dhe ndryshime të tjera që adresojnë rekomandimet e Misionit Vlerësues dhe përmirësojnë kornizën ligjore.

Linku i Propozim Ligjit për Këshillin Gjyqësor:
https://ener.gov.mk/Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=84282
 

Accessibility Menu