Me ndryshimet e propozuara parashikohet:
Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Sigurimi i të gjitha burimeve të nevojshme për ushtrimin efektiv të funksioneve dhe autorizimeve të saj, me qëllim garantimin e funksionimi të pavarur, autonom dhe të paanshëm, në përputhje me Rregulation (EU) 2016/679 (Rregullorja e Përgjithshm– GDPR).
Harmonizim me rekomandimet nga Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025
Implementimi i rekomandimeve të përfshira në Raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, me qëllim avancimin e kornizës ligjore dhe zbatimit praktik.
Lehtësime të reja për transferimin e të dhënave personale në vende të treta
Harmonizimi me standardet më të fundit evropiane dhe rekomandimet e European Data Protection Board, që lidhen me garancitë thelbësore evropiane dhe masat për transferimin e të dhënave personale.
Propozohen masa të reja lehtësuese për kontrollorët dhe përpunuesit, me qëllim thjeshtimin e procedurave për transferimin drejt vendeve të treta dhe organizatave ndërkombëtare.
Ftojmë të gjitha palët e interesuara – institucionet, kompanitë, komunitetin profesional dhe akademik – që të përfshihen në mënyrë aktive në këtë proces me komente dhe propozime përmes ENER-it.
Së bashku ndërtojmë sistem më të fortë për mbrojtjen e të dhënave personale, të harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira.