EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Reagimi i ministrit Filkov për djegien e shtëpisë së Pandovit

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov e dënon ashpër djegien e shtëpisë së drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov dhe kërkon aksion vendimtar në të cilin do të konfirmohen shkaqet dhe do të dënohen ashpër kryerësit e mundshëm. Jua përcjellim në tërësi reagimin e ministrit Filkov:


“Më se ashpër e dënoj djegien e shtëpisë së drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve, Aleksandar Pandov. I jap mbështetje të plotë në qëndrueshmërinë e tij dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.


Ky rast si dhe disa të tjera lidhur me persona të punësuar në DES-së dhe në burgje, kërkojnë aksion vendimtar në të cilin do të konstatohen shkaqet dhe do të dënohen ashpër kryerësit e mundshëm.


Drejtësi duhet të ketë dhe do të ketë!

Ministër i Drejtësisë

Igor Filkov

Accessibility Menu