Kjo zgjidhje sistemike dhe reformuese është me rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor.
Risitë kryesore:
• Vendoset përfaqësim i detyrueshëm nga avokat
• Rregullohen çështje kyçe si ekspertiza, dorëzimi dhe kontestet me vlerë të vogël
• Ulen gjobat në të holla për pjesëmarrësit në procedurë
• Përmirësohet funksionimi elektronik dhe dorëzimi elektronik
• Për herë të parë futen paditë përfaqësuese për mbrojtjen e interesave kolektive të konsumatorëve
• Mundësohet mbajtja e seancave në mënyrë elektronike
Ligji është rezultat i një pune dyvjeçare të një grupi ekspertësh, me përfshirjen e gjyqësorit, komunitetit akademik, biznesit dhe sektorit civil, si dhe një debati të gjerë publik me qindra komente dhe propozime.
Me miratimin e tij pritet përmirësim i efikasitetit, transparencës dhe funksionalitetit të procedurës kontestimore, në përputhje me standardet bashkëkohore dhe agjendën reformuese të shtetit.
Ky ligj paraqet një hap të rëndësishëm drejt një sistemi gjyqësor më të fortë dhe më efikas.