Institucion që bën reklamë: Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Afati i fundit për aplikim: 03/10/2025
Në bazë të Vendimit për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Nr. 50-7242/5 të datës 22 korrik 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 150/25), ndërsa lidhur me nenin 22 të Protokollit numër 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, me të cilin ndryshohet mekanizmi i kontrollit i vendosur nga Konventa për të Drejtat e Njeriut, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, publikon
SHPALLJE PUBLIKE
për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të zgjedhë tre kandidatë për Gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet minimale si më poshtë:
- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Të gëzojnë reputacion të lartë moral;
- Të përmbushin kërkesat e domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të larta gjyqësore ose të jenë ekspert ligjor me kompetencë të njohur (minimum 12 vjet përvojë në profesionin përkatës);
- Të jenë nën 65 vjeç;
- Të kenë përvojë në fushën e të drejtave të njeriut;
- Të kenë njohuri aktive (niveli C) të njërës gjuhë zyrtare dhe njohuri pasive (niveli A) të gjuhës tjetër zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht dhe frëngjisht).
Për të vërtetuar kushtet e mësipërme, kandidatët janë të obliguar të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Certifikatë shtetësie të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Një biografi të plotësuar në mënyrë përkatëse (curriculum vitae), formulari i së cilës është publikuar në ueb-faqet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: www.mfa.gov.mk, Ministrisë së Drejtësisë: www.pravda.gov.mk, Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut: http://www.vsrm.mk/wps/portal/vsrm/sud, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.ustavensud.mk, Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut: http://www.vsrm.mk/wps/portal/ssrm/sud, Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.sjorm.gov.mk dhe Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë: www.jpacademy.gov.mk, (kandidatët duhet ta plotësojnë formularin në maqedonisht dhe në njërën nga dy gjuhët e huaja - anglisht ose frëngjisht);
- Letër motivimi në gjuhën maqedonase dhe në njërën nga dy gjuhët e huaja (anglisht ose frëngjisht);
- Rekomandime nga shoqata, oda dhe organe të tjera akademike profesionale përkatëse nga profesioni përkatës të cilit i përkasin profesionalisht (në varësi të faktit nëse kandidati ka përvojë si gjyqtar, prokuror publik, avokat, profesor etj.),e të cilat do të përcaktojnë përmbushjen e kushtit reputacion i lartë moral”;
- Një certifikatë e njohur ndërkombëtarisht për njohuri të një gjuhe të huaj, e lëshuar nga një testues zyrtar evropian (anglisht ose frëngjisht) të paktën në nivelin C për gjuhën që e zotëron në mënyrë aktive dhe një certifikatë në nivelin A për gjuhën që e zotëron në mënyrë pasive.
- Vërtetim se kundër kandidatit nuk është shqiptuar aktgjykim i plotfuqishëm, vërtetim se kundër kandidatit nuk po zhvillohet procedurë penale dhe vërtetim se me aktgjykim të plotfuqishëm kandidatit nuk i është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës (jo më të vjetra se 6 muaj);
Afati i fundit për aplikimin e kandidatëve të interesuar: 30 ditë nga data e publikimit të kësaj Shpallje në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët e interesuar janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në arkivin e MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME DHE TREGTISË SË JASHTME, në adresën e mëposhtme: Bulevardi “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 7, 1000 Shkup (me shenjën “për Shpalljen për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”), ose në mënyrë elektronike, në adresën: konkurs.ECHR@mfa.gov.mk.
Pas afatit të fundit për aplikimin e kandidatëve të interesuar, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do të kryejë përzgjedhjen fillestare. Aplikimet e vonuara dhe të paplota nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët që do ta kalojnë përzgjedhjen fillestare do të thirren në intervistë.