EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Akademia për administratë publike do të jetë çelësi për profesionalizimin e shërbimit publik

Akademia për administratë publike do të jetë çelësi për profesionalizimin e shërbimit publik

Ministria e Drejtësisë mbështet themelimin e Akademisë për trajnimin dhe përkryerjen e nëpunësve administrativë, një institucion i ri që do të mundësojë edukimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin profesional të punonjësve të sektorit publik.

Akademia është një hap kyç në krijimin e një sektori publik modern, profesional dhe kompetent që do të përmbushë standardet evropiane të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. Me themelimin e kësaj akademie vendosen themelet për zhvillim profesional sistematik, të vazhdueshëm dhe me cilësi të lartë të nëpunësve administrativë, i cili do të kontribuojë në shërbime më të mira për qytetarët dhe besim më të madh në institucione.

 
Akademia do të mundësojë:
-trajnimin dhe përkryerje sistematike të nëpunësve administrativë,
-përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të institucioneve,
-ndërtimin e një administrate profesionale dhe kompetente në përputhje me standardet evropiane.
 
Krijimi i një sistemi të tillë është një hap kyç drejt një administrate publike moderne, transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Accessibility Menu