Në prag të 25 Tetorit – Ditës Evropiane të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov u takua me Shoqatën Maqedonase të Avokatëve të Rinj, në shenjë mbështetjeje dhe njohjeje për rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike.
Juristët e rinj, me entuziazmin, njohuritë dhe synimin e tyre për reforma, janë një shtytës të rëndësishëm të drejtësisë dhe partner i rëndësishëm në krijimin e politikave për sundimin e të drejtës.
Biseda iu përkushtua:
-Përmirësimit të qasjes në drejtësi,
-Rolit të të rinjve në sistemin e drejtësisë,
-Forcimit të sundimit të së drejtës,
-Përfshirjes së të rinjve në proceset e reformave.
Ministria e Drejtësisë e njeh rëndësinë e të rinjve dhe mbetet e hapur ndaj ideve, iniciativave dhe pjesëmarrjes aktive të tyre në reforma për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe të barabartë.