EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sot u mbajt seanca e dytë e Këshillit për Ndjekjen e Reformave në Sektorin e Gjyqësorit, e kryesuar nga Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov

Sot u mbajt seanca e dytë e Këshillit për Ndjekjen e Reformave në Sektorin e Gjyqësorit, e kryesuar nga Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov

Sot u mbajt seanca  e dytë e Këshillit për Ndjekjen e Reformave në Sektorin e Gjyqësorit, e kryesuar nga Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.

Në seancë u shqyrtuan dhe u diskutuan dokumente kyçe për funksionimin e Këshillit, ndër të cilat:

 
- Propozim-rregullorja për punën e Këshillit
- Metodologjia për ndjekjen dhe matjen e aktiviteteve reformuese
 
U diskutua për nevojën e një koordinimi më të mirë dhe të dorëzimit me kohë të të dhënave nga të gjitha institucionet, me qëllim raportim efikas dhe transparent për aktivitetet e realizuara.
 
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj gjyqësorit të  pavarur, efikas dhe të digjitalizuar, në interes të qytetarëve dhe sundimit të ligjit.

Accessibility Menu