EN
MK
AL
 
Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Të ndërtojmë sistem në të cilin sallat e gjykatave do të mbeten për çështjet më të rënda, ndërsa të gjitha mosmarrëveshjet e tjera do të zgjidhen atje ku u takon – në negociata, me ndërmjetës, me respekt dhe empati

Ndërmjetësimi nuk është vetëm një procedurë - është një filozofi. Proces i cili e vë njeriun në qendër, zëvendëson konfliktin me dialog, ndërsa konfliktin me mirëkuptim.
 
Në aktivitetin e sotëm, “E ardhmja e ndërmjetësimit në Maqedoni: Trendet dhe sfidat”, Zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, theksoi se zbatimi i Ligjit aktual për ndërmjetësimin tregon dobësi që duhen të tejkalohen.
 
Oda e Ndërmjetësve duhet të rifillojë menjëherë. Neve na nevojiten institucione të fuqishme, e jo  organe formale pa kapacitet. Ndërmjetësimi i suksesshëm nuk varet nga një ligj apo nga një institucion – por nga vullneti i përbashkët.
 
Ministria e Drejtësisë, Qeveria dhe të gjitha institucionet e sistemit janë partnerë të fortë në këtë proces. Të inkurajojmë qytetarët, të zgjedhin paqen në vend të konfliktit, dialogun në vend të konfrontimit,  zgjidhjen në vend të betejës!

Accessibility Menu