Në kuadër të diskutimit “Axhenda e reformave dhe Procesi i Berlinit përmes prizmit të Integrimit Evropian”, me fokus në rolin e Parlamentit dhe nivelin e zbatimit të reformave nga Plani i Rritjes, Ministria e Drejtësisë informoi për aktivitetet që janë ndërmarrë në periudhën e kaluar:
- Zbatimi i vazhdueshëm i reformave të sundimit të ligjit dhe përmbushja e rekomandimeve evropiane.
- Reformat ligjore, Këshilli Gjyqësor, forcimi i prokurorisë publike.
- Përgatitja aktive e Udhërrëfyesve për Grupin 1 dhe pozicionet negociuese për Kapitullin 23.
Integrimi evropian është procesi ynë i përbashkët - i institucioneve, Parlamentit, sektorit civil dhe i të gjithë shoqërisë.
Vetëm me bashkëpunim dhe konstruktivitet mund të sigurojmë përparim më të shpejtë dhe një të ardhme evropiane për të gjithë.