Në seancën e tretë të Këshillit për reformën e administratës publike, të cilën e kryesonte Kryeministri Hristijan Mickoski, u miratua Plani i rishikuar i veprimit 2023 – 2026, i harmonizuar me prioritetet e Programit qeveritar dhe me dokumentet kyçe nga procesi i integrimit evropian.
Plani i përditësuar, përcakton saktësisht institucionet kompetente, dinamikën e zbatimit dhe mekanizmat për koordinim më të mirë, e në të janë integruar edhe rekomandimet e misionit vlerësues SIGMA 2024.
Posaçërisht u theksua nevoja për të zbatuar masat e reformës në kohë dhe në mënyrë të qëndrueshme.
Vetëm me administratë publike profesionale, transparente dhe të organizuar në mënyrë bashkëkohore, mund t`u sigurojmë shërbime të drejta qytetarëve dhe shtet të drejtë më të fortë.