Në prani të përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadave në vend, gjyqtarëve, prokurorëve publikë, avokatëve, Këshillit të TIK-ut, organizatave ndërkombëtare dhe vendase dhe komunitetit të donatorëve, në takimin e 9-të të Grupit sektorial të punës për drejtësi, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov theksoi se përforcimi kadrovik është parakusht për dixhitalizim të suksesshëm dhe për një gjyqësor funksional.
Mbikëqyrja e kryer nga Ministria e Drejtësisë tregoi të dhëna alarmante:
· plotësimi i pozitave për gjyqtarë prej 67% (432 nga 636)
· shërbim gjyqësor me vetëm 36% plotësim, gjë që ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin dhe kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.
Pikërisht këto konstatime, siç theksoi Filkov, janë baza për marrjen e masave konkrete dhe koordinuese, me të cilat në vitin 2026 do të forcohen kapacitetet njerëzore në pikat më kritike të sistemit.
“Edhe pse në pjesën e rregulloreve parashikojmë ndryshime thelbësore, megjithatë më i rëndësishmi mbetet faktori njerëzor. Nevojiten kuadro profesional në çdo nivel në gjyqësor, për funksionim efikas dhe veprim në shërbim të drejtësisë. Kjo kërkon një angazhim të përbashkët nga të gjithë”, tha Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në fjalimin e tij.
Paralelisht, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur mbi 20 ligje në periudhën e kaluar, në një proces transparent dhe gjithëpërfshirës:
· 13 ligje janë tashmë në procedurë qeveritare
· Ligji për Këshillin Gjyqësor është në Parlament dhe ka kaluar leximin e parë.
Vazhdon zbatimi i Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin 2024–2028 dhe Axhendës Reformuese 2024–2027, për të cilat është formuar Këshilli për monitorimin e reformave. Procesi mbështetet nga Bashkimi Evropian, i cili është një sinjal i qartë besimi dhe progresi drejt anëtarësimit në BE.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov shprehu mirënjohje për të gjithë partnerët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.