EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sot Ministria e Drejtësisë ishte vendi ku pyetjet e fëmijëve morën përgjigje!

Sot Ministria e Drejtësisë ishte vendi ku pyetjet e fëmijëve morën përgjigje!

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, me kënaqësi i priti nxënësit nga shkolla fillore "Jan Amos Komenski", të cilët me shumë kureshtje dhe me shikime të sinqerta treguan interes për çështje të rëndësishme që lidhen me drejtësinë dhe mënyrat më të mira për ta ruajtur atë. Ashtu siç mund të njihen mirësia dhe dashuria, edhe drejtësia është një koncept që mund të ndjehet që në moshë të vogël, prandaj është e rëndësishme të hapen tema të tilla.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen me punën e Ministrisë, kompetencat kryesore, si dhe rëndësinë e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
 
Takimi me ministrin ishte interaktiv, me bisedë të hapur dhe përgjigje ndaj pyetjeve që i interesonin pjesëmarrësit e rinj.
Drejtësia nuk mësohet vetëm në shkollë – ajo ushtrohet çdo ditë përmes respektit, sjelljes së drejtë  dhe kujdesit për të tjerët. Këta nxënës janë dëshmi se të rinjtë mendojnë, pyesin dhe interesohen për çështjet e rëndësishme shoqërore. Pikërisht për këtë është me rëndësi që institucionet të jenë të hapura për ta.
 
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla edukative, me qëllim ndërtimin e gjeneratave të reja të vetëdijshme, të përgjegjshme dhe të informuara.

Accessibility Menu