Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, mori pjesë në promovimin e sistemit të përmirësuar të mbikëqyrjes elektronike në qendrën e trajnimit të INP Idrizovë.
Ky proces, që është rezultat i punës s dhe përkushtimit serioz të Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe mbështetjes nga partnerët tanë, përfaqëson hap përpara në realizimin e standardeve evropiane për ekzekutimin e dënimeve dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut.
"Hallkat elektronike nuk janë vetëm pajisje teknologjike – ata janë mjet për reforma. Janë simbol i një politike të re, moderne të provës.
Përmes përdorimit të tyre, mundësojmë:
• Alternativë ndaj burgimit,
• Zvogëlim të mbipopullimit në institucionet ndëshkuese-korriguese,
• Risesocializim më të mirë dhe
• Siguri më të madhe për qytetarët.
Kjo nuk është vetëm një përmirësim teknik – është një përcaktim i qartë se drejtësia mund të zbatohet me dinjitet dhe me respektim të të drejtave të njeriut", theksoi ministri Filkov.
Për më tepër, me Ligjin e ri për probacion, propozimi i të cilit tashmë është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe së shpejti do të publikohet në sistemin ENER, po krijojmë një kornizë ligjore që mundëson zbatimin më të gjerë të arrestit shtëpiak, lirimit me kusht dhe drejtësisë riparuese – e gjitha kjo nën një mbikëqyrje të kujdesshme, por humane.
"Me këtë, i inkurajojmë organet kompetente të qasen me më shumë guxim ndaj sistemit të provës, në mënyrë që në të ardhmen bashkërisht ta heqim njollën e zezë që ka rënduar mbi masat e shqiptuara – arrestin shtëpiak. Duhet ta rikthejmë besimin dhe sigurinë në sistem.
Do të vazhdojmë të punojmë në reforma që sjellin ndryshime të vërteta dhe do të ndërtojmë një sistem drejtësie që është i qasshëm, i drejtë dhe në shërbim të qytetarëve", porositi Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.