Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë në Forumin ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE - Ballkani Perëndimor në Sarajevë, në panelin kushtuar temës “Forcimi i sundimit të ligjit nëpërmjet reformës gjyqësore dhe luftës kundër korrupsionit”.
Në fjalimin e tij, Ministri Filkov theksoi përkushtimin e Qeverisë për të ndërmarrë hapa vendimtarë për të forcuar pavarësinë, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit.
Po zbatohen reforma thelbësore, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e GRECO-s, Komisionit Evropian dhe Komisionit të Venedikut.
- Ligjet e reja për Këshillin Gjyqësor, gjykatat, shërbimin gjyqësor dhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, forcojnë pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e gjyqësorit.
- Është formuar Këshilli për monitorimin e reformave dhe Këshilli për dixhitalizimin në gjyqësor – për efikasitet, transparencë dhe qasje më të madhe në drejtësi.
- Po forcohet sistemi i integritetit dhe mbikëqyrjes së sektorit publik, e njëkohësisht po avancohet bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në këtë fushë.
Përcaktimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një shoqëri barazie, drejtësie dhe dinjiteti për çdo qytetar.