Më 5 nëntor 2025, u mbajt një punëtori me temë:
“Perceptimet përfundimtare të Komitetit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara për Raportin e katërt periodik të Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike”.
Komiteti i të Drejtave të Njeriut më 14 korrik 2025, miratoi perceptimet dhe rekomandimet përfundimtare për Raportin e katërt periodik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, deri në periudhën e ardhshme raportuese, shteti duhet t'i zbatojë këto rekomandime me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Përfaqësues të ministrive dhe institucioneve kompetente raportuan mbi statusin e realizimit të rekomandimeve individuale të Komitetit. Ata treguan se rekomandimet korrespondojnë me aktivitetet ekzistuese të programit për avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe se ekziston një plan aktivitetesh për zbatimin e tyre të mëtejshëm në periudhën e ardhshme.
Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilët ndanë pikëpamjet dhe përvojat e tyre. Me aktivitetet e tyre të programit, ata përfaqësojnë vlerë shtesë në përpjekjet e përgjithshme kombëtare për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit për të Drejtat e Njeriut.
Punëtoria u organizua nga Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), për të cilën Ministria shpreh mirënjohje të sinqertë.