EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov: Në procedurë përfundimtare ose në proces janë 22 ligje reformuese, nga të cilat 13 dalin drejtpërdrejt nga Agjenda e Reformës

Filkov: Në procedurë përfundimtare ose në proces janë 22 ligje reformuese, nga të cilat 13 dalin drejtpërdrejt nga Agjenda e Reformës

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov  në  brifing  me gazetarët, prezantoi ligjet kyçe nga agjenda reformuese e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit si dhe ligjet që forcojnë luftën kundër korrupsionit.

"Reformat nuk janë deklarata – ato janë vepra. Ne nuk miratojmë ligje me nxitim në interes të individëve, familjeve të caktuara apo grupeve të interesit. Ligjet janë përgatitur përmes një analize serioze, konsultimesh me ekspertë, sektorin civil, opinionin profesional dhe harmonizim me standardet ndërkombëtare," deklaroi ministri Filkov.
Në procedurë përfundimtare ose në proces janë 22 ligje reformuese, nga të cilat 13 dalin drejtpërdrejt nga Agjenda e Reformës. Të gjitha ato japin një mesazh të qartë:
Gjyqësori duhet të çlirohet nga presioni politik dhe institucional, me garancion për pavarësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Në procedurë qeveritare janë:
1. Ligji për pagat e gjyqtarëve
2. Ligji për pagat e prokurorëve publikë
3. Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut
4. Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
5. Ligji për Shërbimin Gjyqësor
Janë përgatitur edhe Propozim ligji për Këshillin Gjyqësor, i cili është publikuar në ENER dhe është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias, si dhe Ligji për Shërbimin e Prokurorisë Publike, për të cilin po bëhen përgatitjet për publikim në ENER.
Ministria e Drejtësisë po përgatit edhe pesë ligje të tjera, afati për miratimin e të cilave është dhjetor 2025:
 
Ligji për Prokurorinë Publike
Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë
Kodi Penal
Ligji për Procedurën Penale
Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë
 
Çdo reformë është një hallkë në zinxhirin që siguron që gjyqësori më në fund të bëhet shtylla e sundimit të ligjit, dhe jo peng i politikës së përditshme.
Ministria e Drejtësisë do të këmbëngulë në  procedurë parlamentare të shpejtë, transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Në procesin e hartimit  të ligjeve gjatë vitit të kaluar, Ministria e Drejtësisë formoi rreth 15 grupe pune, në të cilat ishin përfshirë ekspertë të njohur, profesorë, praktikues, palë të interesuara, sektori civil, si dhe organizata ndërkombëtare. Të përfshira ishin gjithashtu Misioni i BE-së në Shkup, Misioni i OSBE-së në Shkup, Projekti për Sundimin e Ligjit, Këshilli i Evropës, Ambasada e SHBA-së, Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe EU4FAST, si dhe përfaqësues nga grupi BLUPRINT i organizatave qytetare.

Accessibility Menu