42,9% e aktiviteteve të parashikuara janë realizuar plotësisht në vitin 2024. Në këtë normë nuk janë përfshirë aktivitetet që janë ende në proces.
Norma e realizimit do të rritet ndjeshëm me aktivitetet që po ndërmerren në vitin 2025, deri në muajin qershor. Për këtë do të informoheni më tej përmes raportit gjysmë vjetor, i cili do të publikohet gjatë muajit korrik 2025.
Në vitin 2024, suksesi më i madh është arritur në fushën e parë dhe të dyta prioritare, me një realizim mbi 60%. Kjo i referohet gjyqësorit, prokurorisë publike dhe institucioneve të tjera në sistem.
Këto numra janë të rëndësishëm, por akoma më e rëndësishme është se tregojnë se sistemi i drejtësisë fillon të lëvizë në drejtimin e duhur – drejt besimit, transparencës dhe efikasitetit.
Ka filluar procesi i formimit të Këshillit të ri për monitorimin e reformave në gjyqësor, kompetenca e të cilit nuk janë të kufizuara vetëm në monitorimin e koordinuar të zbatimit të Strategjisë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin (2024–2028) dhe Planin e veprimit, por edhe të Agjendës së reformës 2024–2027, veçanërisht në pjesën 5: Vlerat themelore / Sundimi i ligjit.
Zbatimi i reformave të përcaktuara mbetet prioritet kryesor, duke u udhëhequr sipas afateve më të shkurtra të përcaktuara në Agjendën e reformës. Hartimi i raportit është mundësuar me mbështetje nga Projekti i BE-së për sundimin e ligjit dhe përbën një dëshmi se çfarë mund të arrihet kur institucionet, sektori civil dhe partnerët ndërkombëtarë bashkëpunojnë me një vizion dhe fokus të përbashkët.