EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Reformat zgjedhore hyjnë në fazën e shqyrtimit të propozimeve nga partitë politike dhe institucionet.

Reformat zgjedhore hyjnë në fazën e shqyrtimit të propozimeve nga partitë politike dhe institucionet.

Në Ministrinë e Drejtësisë, sot u mbajt mbledhja e gjashtë e Grupit të Punës për reformat në legjislacionin zgjedhor, në një atmosferë pozitive, e cila dëshmoi gatishmëri për gjetjen e zgjidhjeve kompromisi.

Në mbledhje u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, pas së cilës anëtarët e Grupit të Punës filluan shqyrtimin e mendimeve, propozimeve dhe vërejtjeve të paraqitura nga partitë politike, institucionet, organet rregullatore dhe nismat qytetare.

Ministria e Drejtësisë mbetet plotësisht e përkushtuar në udhëheqjen e një procesi gjithëpërfshirës, transparent dhe konsultativ, me qëllim përfundimtar miratimin e një legjislacioni zgjedhor modern, funksional dhe të harmonizuar me standardet evropiane, i cili do të sigurojë procese zgjedhore të drejta, demokratike dhe kredibile.

Accessibility Menu