Sot u mbajt seanca e pestë e Grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, në të cilën u shqyrtuan disa çështje kyçe lidhur me harmonizimin e Kodit Zgjedhor me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Në seancë u miratua procesverbali nga seanca paraprake, si dhe disa propozime për ndryshimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor, ndërsa për një pjesë të çështjeve u hap diskutim shtesë me qëllim të arritjes së një konsensusi më të gjerë ndërmjet partive politike dhe pjesëmarrësve të tjerë në proces.
Grupi i Punës konstatoi se seanca e ardhshme do të vazhdojë me shqyrtimin e çështjeve të tjera të hapura, si dhe me analizimin e propozimeve të dorëzuara nga partitë politike parlamentare, deputetët e pavarur, institucionet kompetente dhe sektori civil.
U bë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit që t’i dorëzojnë propozimet dhe vërejtjet e tyre konkrete brenda afatit të përcaktuar, me qëllim të përgatitjes me kohë të një teksti të harmonizuar të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Grupi i Punës vazhdon punën në drejtim të avancimit të rregullativës zgjedhore dhe forcimit të standardeve demokratike zgjedhore dhe së shpejti pritet të ketë edhe zgjidhje ligjore.