EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Debat publik në Kuvend për Propozim-Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë

Debat publik në Kuvend për Propozim-Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë

Përmes një debati konstruktiv dhe të argumentuar, publiku ekspert dha një kontribut të rëndësishëm me propozime dhe vërejtje konkrete që synojnë përmirësimin e zgjidhjeve ligjore.
Një qasje e tillë gjithëpërfshirëse mundëson krijimin e një kornize ligjore më cilësore dhe  më efikase, të bazuar në profesionalizëm, përvojë dhe transparencë.
Bëhet fjalë për një ligj reformues të rëndësishëm që vendos kritere të qarta dhe të matshme për përzgjedhjen dhe ngritjen në detyrë, transparencë më të madhe në punë, si dhe mekanizma më të fortë llogaridhënieje. Me këtë zvogëlohet mundësia e arbitraritetit dhe forcohet integriteti i institucioneve.
Ky proces është me rëndësi të veçantë për ndërtimin e një sistemi prokurorial të pavarur dhe profesional, si dhe për avancimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin me standardet evropiane.

Accessibility Menu