EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov: Drejtësia duhet të jetë e dukshme – reformat sjellin rezultate

Filkov: Drejtësia duhet të jetë e dukshme – reformat sjellin rezultate

Me rastin e 31 Marsit – Ditës së Jurisprudencës Maqedonase, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov u drejtoi një mesazh urimi të gjithë bartësve të funksioneve gjyqësore dhe të gjithë punonjësve në sistemin gjyqësor.

Kjo ditë është një kujtesë se drejtësia nuk është vetëm një parim, por një detyrim – ndaj qytetarëve, ndaj shtetit dhe ndaj së ardhmes. Ju, si gjyqtarë, prokurorë publikë, avokatë, noterë dhe përmbarues, e mbani këtë përgjegjësi çdo ditë, me punën dhe me vendimet tuaja.

Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është themeli i çdo shoqërie demokratike. Prandaj, së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një sistem që do të jetë rezistent ndaj ndikimeve, efikas në procedura dhe konsistent në zbatimin e ligjit.

Si Ministër i Drejtësisë, mbetem plotësisht i përkushtuar ndaj reformave që nënkuptojnë ndryshime reale – ligje më të mira, transparencë më të madhe, digjitalizim dhe forcim të integritetit në sistem. Këto nuk janë vetëm procese, por hapa drejt rivendosjes dhe forcimit të besimit.

Drejtësia nuk guxon të jetë e ngadaltë ose selektive. Ajo duhet të jetë e sigurtë, konsistente dhe e barabartë për të gjithë.

Gëzuar Ditën e Jurisprudencës Maqedonase. Përgjegjësia është e përbashkët – rezultatet duhet të jenë të dukshme”, porositi  Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.

 

Accessibility Menu