EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Drejtësisë dhe Gjykata Administrative nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Ministria e Drejtësisë dhe Gjykata Administrative nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Në prag të Ditës së Jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë, e përfaqësuar nga Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, dhe Gjykata Administrative, e përfaqësuar nga Kryetari i Gjykatës, Burim Sejdini, nënshkruan Memorandum me të cilin krijohet kornizë për lidhje digjitale dhe avancim i komunikimit elektronik midis institucioneve përmes platformës softuerike.
Memorandumi ka për qëllim të sigurojë udhëheqjen më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikase të kontesteve administrative, veçanërisht në procedurat ku Ministria e Drejtësisë paraqitet si palë e paditur. Me zbatimin e tij mundësohet digjitalizim i plotë i shkëmbimit të dokumenteve dhe informacioneve, gjë që do të kontribuojë ndjeshëm në zvogëlimin numrit të procedurave administrative dhe përshpejtimin e proceseve gjyqësore.
Përmes Platformës EPUS do të mundësohet dorëzimi elektronik i padive, përgjigjeve, ankesave, vendimeve gjyqësore dhe akteve të tjera, si dhe integrimin e tyre në dosje elektronike të lëndëve. Përveç kësaj, sistemi mundëson njoftimin në kohë për të gjitha veprimet procedurale, me çka rritet transparenca dhe siguria ligjore për të gjithë pjesëmarrësit në procedura.
Bashkëpunimi do të zbatohet në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi, duke përfshirë ligjet për kontestet administrative, procedurën e përgjithshme administrative, gjykatat, qeverisjen elektronike (e-qeverisje) dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave, përmes zbatimit të standardeve më të larta teknike dhe organizative.
Ministria e Drejtësisë do të emërojë persona të autorizuar për të punuar me platformën, ndërsa Gjykata Administrative do të ofrojë mbështetje teknike, qasje dhe trajnim për përdorimin e saj.
Ky Memorandum nuk krijon detyrime financiare për palët, por përkundrazi përfaqëson një shprehje të një angazhimi të përbashkët për modernizimin e sistemit gjyqësor dhe avancimin e bashkëpunimit institucional.
Me këtë hap, institucionet po bëjnë një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të gjyqësorit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe për subjektet juridike.

 

Accessibility Menu