Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot para komisioneve kompetente e arsyetoi Propozim - Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë, i cili është një nga ligjet kyçe në kuadër të reformave në sistemin e gjyqësorit, i orientuar drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe përmirësimit të funksionimit të prokurorisë publike.
“Ky ligj është pjesë e një pakoje më të gjerë reformash, e cila ka për qëllim t`u përgjigjet dobësive të vërtetuara dhe të sigurojë harmonizim me standardet dhe rekomandimet evropiane”, theksoi Ministri Filkov.
Ai informoi se përgatitja e Propozim-Ligjit ka filluar në nëntor të vitit 2024 në Ministrinë e Drejtësisë, përmes një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e ekspertëve, prokurorëve, profesorëve universitarë, përfaqësuesve të sektorit civil dhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Procesi u zhvillua në mënyrë transparente, me pjesëmarrje aktive dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimi Evropian, OBSE dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Projektligji bazohet në një analizë gjithëpërfshirëse dhe merr parasysh dokumentet kryesore strategjike, përfshirë Strategjinë sektoriale zhvillimore për gjyqësorin 2024–2028, agjendën reformuese, rekomandimet e GRECO-s, Udhërrëfyesin për sundimin e ligjit dhe raportet e Komisioni Evropian.
Propozim-Ligji iu dërgua për mendim Komisionit të Venecias, i cili miratoi një opinion pozitiv me rekomandime që janë inkorporuar plotësisht në tekst.
• Risitë kryesore janë:
avancimi i procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit me kritere të qarta dhe transparente,
• vendosja e vendimeve të arsyetuara plotësisht,
• zbatimi i qëndrueshëm i sistemit të meritës,
• rritja e transparencës përmes seancave publike dhe publikimit të vendimeve,
• dyshkallëshmëria në procedurat disiplinore me sigurimin e mbrojtjes gjyqësore,
• forcimi i rolit të Këshillit në zgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, theksoi se me miratimin e këtij ligji do të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e gjyqësorit, do të ulet mundësia për arbitraritet dhe do të sigurohet stabilitet më i madh institucional dhe profesionalizëm.
“Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të shtetit dhe në përmbushjen e obligimeve reformuese në fushën e sundimit të ligjit”, theksoi Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.