EN
MK
AL
 
Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim pune me Drejtorin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski, në kuadër të konsultimeve për reformat në legjislacionin zgjedhor

U bisedua për përmirësimin e rregullativës mediatike në procesin zgjedhor, si dhe për sigurimin e nivelit më të lartë të transparencës dhe përfaqësimit të drejtë mediatik.
ASHMAA do të përgatisë propozime konkrete, të cilat do t'u dorëzohen anëtarëve të Grupit të punës për Reformat në legjislacionin zgjedhor.
Ky aktivitet vjen pas takimit të mbajtur tashmë me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku u ngritën çështje që lidhen me përmirësimin e kornizës ligjore dhe forcimin e efikasitetit të procesit zgjedhor.
Në periudhën e ardhshme, do të vijojnë konsultime edhe me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Entin Shtetëror të Revizionit, si dhe me përfaqësues të sektorit civil, me qëllim sigurimin e një qasje inklusive dhe gjithëpërfshirëse në përgatitjen e reformave.

Accessibility Menu