EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Po intensifikohen aktivitetet për reforma në legjislacionin zgjedhor

Po intensifikohen aktivitetet për reforma në legjislacionin zgjedhor

Në seancën e dytë të Grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor  u miratuan procesverbali nga seanca konstituive dhe Rregullorja e punës, me çka u vendos  baza për punën e mëtutjeshme. Njëkohësisht, filloi  analiza e detajuar e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, që do të  jenë  bazë kyçe për ndryshimet e ardhshme të Kodit Zgjedhor. Gjatë vitit 2025, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur version pune të Kodit Zgjedhor, të cilin e kemi vënë në dispozicion të të gjithë anëtareve të grupit të punës. Presim që në dy javët e ardhshme anëtarët t`i shqyrtojnë rekomandimet në bashkëpunim me partitë politike,  pas së cilës  do të vazhdojmë me  harmonizimin e qëndrimeve. Paralelisht, Ministria e Drejtësisë vazhdon me konsultime intensive me institucionet relevante. Tani më janë  realizuar takime me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku është biseduar  për avancimin e kornizës ligjore, si dhe për përforcimin e transparencës  dhe efikasitetit të  procesit zgjedhor. Priten edhe propozimet e tyre konkrete. Gjatë periudhës së ardhshme priten takime edhe me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio vizuale, Entin Shtetëror të Revizionit, si dhe me përfaqësues të sektorit civil.

Reformat në legjislacionin zgjedhor kërkojnë dialog politik dhe konsensus të gjerë. Vetëm përmes qasjes së përbashkët  mund të ndërtojmë sistem zgjedhor stabil, kredibil dhe të drejtë. Qëllimi ynë është legjislacion bashkëkohor të harmonizuar me  standardet evropiane dhe besim më të madh te qytetarët  në procesin zgjedhor. Seanca e radhës e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor do të mbahet më 8 prill.

Accessibility Menu