Ministria e Drejtësisë, Oda e Përmbaruesve dhe Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor, nënshkruan Memorandum me të cilin vendoset shkëmbim i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë i të dhënave për debitorët të cilët janë përfitues të pensionit.
Qëllimi kryesor është që të sigurohet shkëmbim më i shpejtë dhe më efikas i të dhënave për personat-debitorë, përfitues të pensionit, me çka do të mundësohet:
- siguri më e madhe juridike për qytetarët,
- mbrojtje e të dhënave personale dhe respektim i standardeve etike,
- kujdesi për kategoritë më të rrezikuara (pensionistët me pension minimal),
- procedura të qarta dhe transparente,
- zbatim më efikas i përmbarimeve.
Me Memorandumin forcohet bashkëpunimi institucional, zvogëlohen pengesat administrative dhe garantohet procedim i drejtë dhe i ligjshëm.
Ministria e Drejtësisë vazhdon të ndërtojë sistemin gjyqësor mbi besimin, llogaridhënien dhe transparencën.