Është i nevojshëm sistem gjyqësor efektiv i cili nuk do të lejojë përsëritjen e tragjedive si femicidi.
Ligjet nuk kanë vlerë pa zbatim, pa praktikë efikase gjyqësore e cila do të sigurojë dënim të drejtë dhe të shpejtë për kryerësit. Nuk guxojmë të lejojmë që viktimat e veprave penale me dhunë të ngelin pa mbrojtje, ndërsa dhunuesit të ngelin të padënuar!
Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë morën pjesë në debatin publik për femicidin që e organizoi “Gazetarë për të drejtat e njeriut”. Përmes dialogut institucional janë definuar zgjidhje për mbrojtje më të mirë të viktimave dhe mekanizma më efikasë për parandalim.
Informuam se ne jemi ndër vendet e para të cilat në vitin 2011 e nënshkruam Konventën e Stambollit. Janë bërë ndryshime ligjore të Kodit Penal në vitin 2023, të cilat e kriminalizojnë dhunën e bazuar gjinore dhe e vendosin kualifikimin e ri për femicidin, me dënime rreptësishtë të parashikuara dhe të përcaktuara.
Femicidi është përcaktuar si një formë e veçantë e kualifikuar në veprën penale “Vrasje”, ku parashikohet dënim me burg prej të paktën 10 vjet ose burg të përjetshëm për atë që do të privojë nga jeta një tjetër, një grua ose vajzë deri në 18 vjeçare gjatë kryerjes së dhunës së bazuar gjinore.
Është arritur përparim edhe me miratimin e Ligjit për pagesën e kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale me dhunë. Në tetor 2024 hapëm zyrën e Komisionit për kompensimin në të holla të viktimave nga vepra penale me dhunë, e cila funksionon me sukses dhe procesuon procedurat.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të investojë në sistemin ligjor, për të siguruar mbrojtje të vërtetë për të gjitha viktimat dhe do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e qasjes në drejtësi.