EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Davor Bunoza

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me Ministrin e Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Davor Bunoza

Në margjinat e konferencës ministrore në Valeta të Maltës, me temë "Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional", Ministri i Drejtësisë Igor Filkov u takua me homologun e tij, Ministrin e Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Davor Bunoza.

Në takim u diskutua situata e vendeve që janë bashkërisht në rrugën drejt familjes së madhe evropiane. Gjatë kësaj bisede erdh në përfundim se të dy vendet nuk kanë çështje dhe probleme të hapura të ndërsjella, por përballen me të njëjtat sfida për transformimin e sistemeve dhe reformat në sektorin e gjyqësorit.

Ministrat ranë dakord se një bashkëpunim më intensiv dhe takime më të shpeshta janë të nevojshme me qëllim shkëmbimin e përvojave, dilemave dhe zgjidhjeve të mundshme për sfidat me të cilat përballen të dy vendet. Për këtë qëllim, ata ranë dakord paraprakisht të organizojnë konferencë dypalëshe me përfshirjen e disa palëve të interesuara nga të dy vendet.

Accessibility Menu