EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov në Maltë e nënshkroi Protokollin e tretë shtesë të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërsjellë në çështje penale

Filkov në Maltë e nënshkroi Protokollin e tretë shtesë të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërsjellë në çështje penale

Sot, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, në Valetë, Maltë, ku në kuadër të presidencës malteze me Këshillin e Evropës po mbahet konferenca e ministrave të drejtësisë, e nënshkroi Protokollin e tretë shtesë të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërsjellë në çështje penale. Me këtë, shteti ynë është një nga të parët që i është bashkuar protokollit, duke shprehur qartë përcaktimin e tij për të kontribuar dhe për të marrë pjesë në mënyrë aktive në luftën e përbashkët kundër krimit, i cili nuk njeh kufij.


Ky protokoll mundëson komunikim të drejtpërdrejtë elektronik përmes kanaleve të sigurta, gjë që do të përshpejtojë dhe thjeshtojë bashkëpunimin ndërkombëtar të ndërsjellë. Gjithashtu mundëson konferenca me video, të cilat do të eliminojnë shpenzimet për udhëtime dhe do të ulin vonesat në procedura. Protokolli përmban edhe mekanizma për zhvillimin efikas të procedurave.

Accessibility Menu