EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Drejtësisë ndër institucionet më transparente në vitin 2025

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë rangohet ndër institucionet më transparente sipas Indeksit të Transparencës Aktive për vitin 2025, me një transparencë aktive prej 87,0%. Ministria është renditur në grupin e parë së bashku me institucionet më të hapura në vend.

Ky rangim vjetor, i cili përfshin 102 institucione, duke përfshirë Qeverinë, të gjitha ministritë dhe komunat, paraqet një tregues të rëndësishëm për nivelin e transparencës aktive – përkatësisht shkallën në të cilën institucionet në mënyrë proaktive publikojnë informacione me karakter publik pa pritur kërkesa formale nga qytetarët.

 
Ky rezultat është një konfirmim i përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe besimit ndaj institucioneve. 

Accessibility Menu