EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SHPALLJE PUBLIKE për zgjedhjen e kandidatëve për gjykatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

SHPALLJE PUBLIKE për zgjedhjen e kandidatëve për gjykatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Në bazë të Vendimit për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Nr. 50-7242/5 të datës 22 korrik 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”  nr. 150/25), ndërsa lidhur me nenin 22 të Protokollit numër 11 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, me të cilin ndryshohet mekanizmi i kontrollit i vendosur nga Konventa për të Drejtat e Njeriut, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, publikon

 

SHPALLJE PUBLIKE


për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të zgjedhë tre kandidatë për Gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet minimale si më poshtë:

 

 

  •   Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  •   Të gëzojnë reputacion të lartë moral;
  •   Të përmbushin kërkesat e domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të larta gjyqësore ose të jenë ekspert ligjor me kompetencë të njohur (minimum 12 vjet përvojë në profesionin përkatës);
  •   Të jenë nën 65 vjeç;
  •   Të kenë përvojë në fushën e të drejtave të njeriut;
  •   Të kenë njohuri aktive (niveli C) të njërës gjuhë zyrtare dhe njohuri pasive (niveli A) të gjuhës tjetër zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht dhe frëngjisht).

Për të vërtetuar kushtet e mësipërme, kandidatët janë të obliguar të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

 

 

  •  Certifikatë shtetësie të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  •  Një biografi të plotësuar në mënyrë përkatëse (curriculum vitae), formulari i së cilës është publikuar në ueb-faqet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: www.mfa.gov.mk, Ministrisë së Drejtësisë: www.pravda.gov.mk, Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut: https://www.vsrm.mk/wps/portal/vsrm/sud,  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.ustavensud.mk, Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut: https://www.vsrm.mk/wps/portal/ssrm/sud, Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.sjorm.gov.mk dhe Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë: www.jpacademy.gov.mk, (kandidatët duhet ta plotësojnë formularin në maqedonisht dhe në njërën nga dy gjuhët e huaja - anglisht ose frëngjisht);
  • Letër motivimi në gjuhën maqedonase dhe në njërën nga dy gjuhët e huaja (anglisht ose frëngjisht);
  • Rekomandime nga shoqata, oda dhe organe të tjera akademike profesionale përkatëse nga profesioni përkatës të cilit i përkasin profesionalisht (në varësi të faktit nëse kandidati ka përvojë si gjyqtar, prokuror publik, avokat, profesor etj.),e të cilat do të përcaktojnë përmbushjen e kushtit reputacion i lartë moral”;
  • Një certifikatë e njohur ndërkombëtarisht për njohuri të një gjuhe të huaj, e lëshuar nga një testues zyrtar evropian (anglisht ose frëngjisht) të paktën në nivelin C për gjuhën që e zotëron në mënyrë aktive dhe një certifikatë në nivelin A për gjuhën që e zotëron në mënyrë pasive.
  • Vërtetim se kundër kandidatit nuk është shqiptuar aktgjykim i plotfuqishëm, vërtetim se kundër kandidatit nuk po zhvillohet procedurë penale dhe vërtetim se me aktgjykim të plotfuqishëm kandidatit  nuk i është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës (jo më të vjetra se 6 muaj);

 

Afati i fundit për aplikimin e kandidatëve të interesuar: 30 ditë nga data e publikimit të kësaj Shpallje në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Kandidatët e interesuar janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në arkivin e MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME DHE TREGTISË SË JASHTME, në adresën e mëposhtme: Bulevardi “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 7, 1000 Shkup (me shenjën “për Shpalljen për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”), ose në mënyrë  elektronike, në adresën: konkurs.ECHR@mfa.gov.mk.  

 

Pas afatit të fundit për aplikimin e kandidatëve të interesuar, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do të kryejë përzgjedhjen fillestare. Aplikimet e vonuara dhe të paplota nuk do të merren në konsideratë. Vetëm kandidatët që do ta kalojnë përzgjedhjen fillestare do të thirren në intervistë.

 


Shpallje për gjyqtar në GJEDNJ


TEMPLATE CV MKD


TEMPLATE CV ENG


MODELE CV FR

Accessibility Menu