Sot u mbajt eventi i tretë për dhënien e Licencave të përhershme për ekspertë në fushën (Psikiatri dhe Neuropsikiatri, fusha të tjera, arkitekturë dhe urbanizëm, komuikacion, pylltari, fushat e mjekësisë). Me këtë vazhdon procesi i licencimit të ekspertëve, gjë që siguron kryerjen profesionale dhe të përgjegjshme të punës së tyre dhe kontribuon në një sistem efikas dhe të drejtë.
Për momentin janë duke u shqyrtuar edhe aplikime të tjera të dorëzuara për licencë, dhe kuptohet do të lëshohen licenca të reja për ekspertizë.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për zbatimin e reformave që garantojnë siguri më të madhe ligjore për të gjithë qytetarët.