Me këtë rast u theksua rëndësia e definimit të qartë të detyrimeve të punës, respektimit konsekuent të të drejtave të të punësuarve, si dhe krijimit të kushteve përkatëse për kryerjen e detyrave të përditshme pa pengesa dhe në mënyrë efikase.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, me qëllim të ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm, efikas dhe funksional, që do t’u përgjigjet sfidave dhe nevojave në këtë fushë.