Sot u mbajt seanca e tretë e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor.
Si Ministri e Drejtësisë, po punojmë me përkushtim dhe me intensitet të shtuar, ndërsa rezultatet e konfirmojnë këtë. Më shumë se gjysma e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2025 janë realizuar tashmë, që është një përparim i konsiderueshëm. Sipas të dhënave, nga gjithsej 116 aktiviteteve të planifikuara, 66 janë realizuar plotësisht, ndërsa 50 janë në vijim, gjë që tregon një dinamikë të shtuar dhe një angazhim të shtuar institucional në zbatimin e reformave.
Është veçanërisht e rëndësishme që sot kemi rrumbullakuar proceset kyçe për funksionimin e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Miratuam Rregulloren e Punës, ndërsa Metodologjia për monitorimin dhe evaluimin e Strategjisë sektoriale për gjyqësorin 2024–2028 u miratua unanimisht. Me këtë, po hedhim bazë të fortë për efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në monitorimin e proceseve reformuese.
Fokusi ynë mbetet në rezultate konkrete, veçanërisht në masat me afat deri në qershor 2026.
Do të vazhdojmë me punë intensive, në partneritet me të gjitha institucionet përkatëse, bashkësinë ndërkombëtare dhe publikun ekspert.