Theksi posaçëm u vu në rolin e KSHPK-së për avancimin e transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor. Komisioni do të përgatisë propozime dhe sugjerime konkrete, të cilat do t`i dorëzohen grupit të punës përgjegjës për përgatitjen e reformave në legjislacionin zgjedhor.
Takimi është pjesë e një procesi më të gjerë të konsultimeve dhe bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat relevante, mes të cilave është edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, si dhe sektori civil. Përmes qasjes dhe partneritetit inklusiv, vazhdojnë përpjekjet për ndërtimin e një sistemi zgjedhor të drejtë, transparent dhe demokratik.