EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim pune me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Sofia Filipidu

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim pune me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Sofia Filipidu

Në takim u diskutua për proceset reformuese në gjyqësor, si dhe për progresin e arritur në periudhën e kaluar.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm, me ç’rast u theksua përkushtimi i përbashkët për vazhdimin e reformave dhe forcimin e institucioneve.
Greqia mbetet një partner i rëndësishëm dhe mbështetës i fuqishëm i procesit të integrimit evropian të vendit. Në këtë drejtim, u shpreh gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes mbështetjes ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojave.

Accessibility Menu