U mbajt një takim konstruktiv pune me Revizorin Shtetëror Kryesor, Maksim Acevski, i kushtuar reformave në legjislacionin zgjedhor.
Roli i Entit Shtetëror për Revizion është thelbësor për sigurimin e një procesi zgjedhor transparent dhe kredibil. Përmes punës së tij të pavarur dhe profesional, ky institucion ushtron kontroll mbi punën financiare të pjesëmarrësve në zgjedhje, duke kontribuar në llogaridhënie dhe ligjshmëri.
Në takim u theksua nevoja për dorëzimin e propozimeve dhe komenteve konkrete, të cilat duhet të shqyrtohen nga grupi i punës i ngarkuar për përgatitjen e ndryshimeve.
Në periudhën e kaluar, tashmë janë realizuar takime me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, si dhe me përfaqësues të iniciativave të pavarura qytetare.