EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Përmbaruesve

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Përmbaruesve

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi takim pune me kryetaren e Odës së Përmbaruesve, Vesna Delovska, ku u diskutua për sfidat aktuale në veprimtarinë e përmbarimit dhe mundësitë për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore.
Oda e Përmbaruesve, e cila që nga viti 2006 ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Drejtësisë, prezantoi vërejtjet dhe propozimet e saj lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Përmbarim, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë aktive në punën e mëtejshme të grupit punues.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj  procesit gjithëpërfshirës të reformave ligjore, në të cilin do të shqyrtohen të gjitha propozimet konstruktive, me qëllim krijimin e një sistemi më efikas, më transparent dhe më të drejtë të përmbarimit, në interes të qytetarëve, sigurisë juridike dhe sundimit të së drejtës.

Accessibility Menu