Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në takim pune të dedikuar për zbatimin e Agjendës së Reformave, ku u theksuan aktivitetet dhe obligimet që institucionet i ndërmarrin në kuadër të procesit reformues.
U theksua rëndësia e koordinimit efikas ndërmjet institucioneve kompetente dhe zbatimit të vazhdueshëm të masave reformuese, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe avancimit të sistemit gjyqësor.
Ministria e Drejtësisë mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj realizimit të prioriteteve reformuese dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave, si hap i rëndësishëm drejt përshpejtimit të integrimeve evropiane dhe forcimit të sigurisë juridike në vend.