Për herë të parë, pas miratimit të Ligjit për ekspertizë në korrik 2023, Ministria e Drejtësisë lëshon zyrtarisht Licenca të përhershme për ekspertë.
Ekspertiza është pjesë kyçe dhe e pandashme e procedurave gjyqësore dhe është një instrument thelbësor për sigurimin e drejtësisë.
“Ekspertët janë aleatë kryesorë në sigurimin e sigurisë ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ata janë rojet e së vërtetës në procedura - nga mendimi i tyre profesional varet vërtetimi i fakteve, e me këtë edhe rezultati fillestar i procedurave gjyqësore. Pas tetë vitesh ngecjeje, kemi vënë në funksion edhe Odën e Ekspertëve, e cila më në fund është regjistruar në Regjistrin Qendror.”
Për momentin janë duke u shqyrtuar edhe aplikime të tjera të dorëzuara për Licencë, dhe kuptohet do të lëshohen Licenca të reja për ekspertizë.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për zbatimin e reformave që garantojnë siguri më të madhe ligjore për të gjithë qytetarët.