EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës në Ministrinë e Drejtësisë

Takimi i Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës në Ministrinë e Drejtësisë

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua një takim me Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës lidhur me draft-ligjet për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë - dy ligje kyçe që janë themeli për reformën e mëtejshme të sistemit të drejtësisë.

Në Shkup u takuan ekspertët nga Komisioni i Venecias - znj. Nina Betteto (Slloveni), z. Thomas Rørdam (Danimarkë), znj. Laura Vaik (Estoni) dhe znj. Tania van Dijk (Sekretariati i Komisionit) -  me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë: Prof. Dr. Aleksandra Deanoska Trendafilova, Kryetare e Grupit të Punës, SlavicaZherajiq, Udhëheqëse njësie në Sektorin e gjyqësorit, Leona Kiçeec, Këshilltare në Kabinetin e Ministrit të Drejtësisë dhe Kristina Petrovska Veselinova, Sekretare e Grupit të Punës.

Takimi u mbajt me qëllim konsultimesh në kuadër të përgatitjes së opinionit të Komisionit të Venecias. Këto konsultime janë pjesë e një axhende më të gjerë reformash me të cilën Maqedonia e Veriut zbaton standardet evropiane, forcon prokurorinë publike, si dhe besimin e publikut në sistemin e gjyqësorit.

Opinioni i Komisionit të Venecias do të miratohet në seancën plenare në tetor në Venedik dhe përfaqëson një hap kyç drejt integrimit evropian, transparencës dhe profesionalizimit të prokurorisë.

Accessibility Menu