Qëllimi i udhëzimit është të lehtësojë zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas në lidhje me të drejtën e shfrytëzuesve të ndihmës juridike sekondare për t'u liruar nga shpenzimet e ekspertizës, si dhe të përcaktohen dhe definohen të drejtat dhe detyrimet e të gjithë pjesëmarrësve në procedurë.
Qasja në gjetje dhe mendim të ekspertëve është në një numër të konsiderueshëm të lëndëve, thelbësor për arritjen e suksesit në punën ligjore dhe ushtrimin e së drejtës. Udhëzimi elaboron të drejtën për ekspertë si një element i së drejtës për ndihmë juridike sekondare, zgjedhjen e subjekteve që kryejnë ekspertizë në lëndë konkrete, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe procedurën për pagesën e shpërblimit dhe kompensimit për shërbimet e ofruara. Udhëzimi është i dedikuar për ekspertët, Ministrinë e Drejtësisë, avokatët dhe përfituesit e ndihmës juridike dytësore.
Linku - Udhëzim për zbatimin e Ligjit për ndihmë juridike falas në lidhje me kryerjen e ekspertizës për shfrytëzuesit e ndihmës juridike sekondare