EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Propozim Ligji i ri për probacion është publikuar në ENER

Propozim Ligji i ri për probacion është publikuar në ENER

Ministria e Drejtësisë e publikoi propozimin e ri të Ligjit për probacion (2025) i cili sjell ndryshime thelbësore me qëllim të përmirësimit të drejtësisë, mbrojtjes së viktimave dhe punës më efikase  të shërbimit të probacionit.

Ligji sjell ndryshime thelbësore të cilat drejtpërdrejtë  ndikojnë te qytetarët, viktimat dhe personat nën mbikëqyrje.

Këto janë risitë më të rëndësishme:

  • Garantimi i të drejtave dhe mbrojtja e viktimave
  • Informimi rreth vendimeve që lidhen me kryerësin 
  • Përfshirja në programet e drejtësisë restauruese
  • Mekanizmi i raportimit dhe mbrojtjes

Definimi i kompetencave
  • Rol i përforcuar i Sektorit të probacionit
  • Krijimi i regjistrit elektronik
  • Bashkëpunim më i mirë ndërinstitucional
  • Mekanizma të futura për mbikëqyrjen e zyrave të probacionit

Principe dhe parime të reja
  • Mbrojtja nga tortura dhe trajtimi çnjerëzor
  • Barazia gjinore në termat 
  • Ekonomizimi gjatë të vepruarit
  • Listë e zgjeruar e bazave për ndalimin e diskriminimit 

Program individual për trajtim
  • Afat prej 30 ditësh për përgatitje
  • Pëlqim me shkrim nga personi
  • Ndër lidhshmëria me kohëzgjatjen e mbikëqyrjes gjatë lëshimit me kusht

Kompetenca të reja të nëpunësve
  • Kontrolli i inspektimit në terren 
  • Përdorimi i  mjeteve elektronike për mbikëqyrje
  • Bashkëpunim i detyrueshëm me MPB-në dhe me institucionet e tjera

Rregullimi i burgut  shtëpiak
  • Rregulla të qarta për qëndrim jashtë  shtëpisë
  • Procedura të posaçme për raste urgjente mjekësore
  • Mundësi për tërheqjen e lejes
  • Obligime më të hollësishme për njoftim dhe mbështetje

Ndryshime teknike dhe  terminologjike
  • Afate të reja për institucionet (p.sh. 30 ditë për kundërshtim)
  • Kushte të sqaruara për ndërprerjen e masave dhe vërejtjeve me shkrim
  • Procedura të detajuara për mosrespektimin e obligimeve
 
Propozim – Ligjin e plotë mund ta gjeni në ENER: https://bit.ly/predlog-zakon-probacija
Kyçuni, informohuni dhe ndani mendim!

Accessibility Menu