EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias për Propozim Ligjin e prokurorisë publike dhe për Propozim Ligjin e Këshillit të prokurorëve publikë

Mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias për Propozim Ligjin e prokurorisë publike dhe për Propozim Ligjin e Këshillit të prokurorëve publikë

Mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias për Propozim Ligjin e prokurorisë publike dhe për Propozim Ligjin e Këshillit të prokurorëve publikë.

Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës dha mendim pozitiv për Propozim Ligjin e prokurorisë publike dhe për Propozim Ligjin e Këshillit të prokurorëve publikë

 
Sot, në Venedik, u mbajt Seanca e 114-të plenare e Këshillit të Evropës  për demokraci, përmes të drejtës – Komisioni i Venecias  pranë Këshillit të Evropës, në të cilën u miratua Mendimi i përbashkët për Propozim Ligjin e prokurorisë publike  dhe për Propozim Ligjin e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
 
Në mendimin e miratuar, Komisioni dha  vlerësim pozitiv për procesin dhe përmbajtjen e ligjeve të përgatitura, duke mirëpritur përpjekjet reformuese të Ministrisë së Drejtësisë. U theksua se në dy propozim-ligjet janë marrë parasysh standardet ndërkombëtare dhe janë implementuar të gjitha rekomandimet. Janë dhënë edhe disa sugjerime shtesë  në drejtim të përmirësimit të  teksteve ligjore.
Me këtë, konfirmohet se ligjet janë plotësisht të harmonizuara me parimet evropiane për profesionalizëm dhe efikasitet të prokurorisë publike, si dhe me standardet për funksionim  transparent dhe me përgjegjësi të Këshillit të prokurorëve publikë.
Në Seancën plenare, në emër të Ministrisë së Drejtësisë, të pranishmëve iu drejtua Prof. Dr. Aleksandra Deanoska Trendafilova, si kryetare e Grupit punues i cili i përgatiti dy ligjet.   
 
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të punojë me përkushtim për zbatimin e rekomandimeve, për avancimin e institucioneve gjyqësore dhe për forcimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
 
Ky mendim pozitiv është një konfirmim i rëndësishëm i përcaktimit tonë evropian, i qasjes  transparente dhe inklusive që e zbatojmë  gjatë procesit  të reformimit të gjyqësorit dhe i angazhimit  për të ndërtuar  sistem juridik  i cili i pasqyron standardet  më të larta të demokracisë,  drejtësisë dhe  integritetit.
Të dy ligjet janë pjesë e Agjendës reformuese të Bashkimit Evropian me afat deri në dhjetor të vitit 2025.

Accessibility Menu