EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Propozim Ligji për Këshillin gjyqësor është në procedurë qeveritare

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë
Propozim Ligji për Këshillin gjyqësor është vendosur në e-Qeveri, ndërsa Ministria e Drejtësisë e mori gjithashtu edhe mendimin nga Komisioni i Venecias. Bëhet fjalë për një dokument konstruktiv dhe përmbajtësor që përmban udhëzime dhe rekomandime të qarta, veçanërisht për ato pjesë në të cilat ne si Ministri kemi investuar një fokus serioz. Ato vërejtje tashmë janë shqyrtuar. Veçanërisht e rëndësishme për ne është se Komisioni e njohu procesin transparent dhe inkluziv gjatë hartimit të ligjit – përmes diskutimeve publike, konsultimeve ekspertësh dhe përfshirjes së të gjithë aktorëve kyç. Kjo është një konfirmim se po ecim në drejtimin e duhur dhe se reformat tona janë në harmonizim me standardet evropiane. Kjo qasje kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e besimit në procesin legjislativ dhe në sistemin gjyqësor në tërësi.
 
Ky është një hap kyç për forcimin e pavarësisë dhe transparencës në gjyqësi.
Risi kyçe që parashikohen me Ligjin:
• Parashikohet transparencë në procedurën për shkarkimin e kryetarit/zëvendësit të Këshillit, procedura duhet të jetë gjithmonë e hapur.
• Saktësimi i kritereve për zgjedhjen e “juristit të shquar”. Kualifikime të reja, më të qarta.
• Futja e një diskutimi publik për kandidatët për anëtarët jo-gjyqësorë me qëllim më shumë transparencë dhe përgjegjësi.
• Forcimi i kritereve për zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve.
• Përmirësimi i gjithë kornizës ligjore sipas rekomandimeve të BE-së. 
 
Për herë të parë, do të ketë një vlerësim objektiv të punës së tyre, transparencë në marrjen e vendimeve dhe mekanizma për përgjegjësi edhe për vetë anëtarët e Këshillit. Kjo është një pikë kyçe që e theksoi edhe Misioni Vlerësues i BE-së – dhe tani po i përgjigjemi drejtpërdrejt atij rekomandimi. 
Presim që Propozimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të miratohet së shpejti në Kuvend, siç ishte parashikuar.

Accessibility Menu