EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Shasivari: Pavarësia na bashkon, e ardhmja na obligon

Shasivari: Pavarësia na bashkon, e ardhmja na obligon

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Shënimi i Ditës së Pavarësisë është një mundësi për të kujtuar rrugëtimin që kemi kaluar si shtet, por edhe përgjegjësinë që kemi ndaj së ardhmes.

Në këtë drejtim, forcimi i sundimit të ligjit, pavarësia e institucioneve dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve mbeten kyçe për ndërtimin e një shoqërie stabile dhe të drejtë.

8 Shtatori është dita kur festojmë lirinë për ta përcaktuar vetë të ardhmen tonë, por edhe për t’u kujtuar se çdo gjeneratë ka për obligim ta bëjë shtetin më të fuqishëm, më të drejtë dhe më të mirë për ata që vijnë pas nesh.

T’i ruajmë themelet e pavarësisë sonë dhe çdo ditë të ndërtojmë institucione në të cilat qytetarët kanë besim.

Accessibility Menu