Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, u takua me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hrystova. Në takim u diskutua për avancimin e thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, si dhe për rolin e Konventës Kombëtare për BE-në si një forum për dialog të hapur dhe transparent për negociatat e pranimit, të mbështetura nga Asociacioni Sllovak për Politikë të Jashtme.
Ambasadorja Hrystova u informua gjithashtu edhe për aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me Agjendën reformuese dhe zgjidhjet ligjore të përgatitura në periudhën e kaluar.
Bashkëpunimi midis dy ministrive do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të forcimit të procesit të integrimit evropian dhe perspektivës evropiane të vendit.