Me 81 vota pro, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Ligjin e ri për Procedurën Kontestimore, i cili përfaqëson një nga hapat kryesorë të reformës për avancimin e sistemit gjyqësor dhe harmonizimin e tij me standardet bashkëkohore evropiane.
Me zgjidhjet e reja ligjore krijohen kushte për procedura gjyqësore më të shpejta, më efikase dhe me cilësi më të lartë, si dhe për siguri më të madhe juridike dhe mbrojtje më të mirë të të drejtave të qytetarëve dhe personave juridikë.
Ligji parashikon forcimin e rolit të gjykatës në përcaktimin e gjendjes faktike, futjen e mjeteve moderne digjitale në funksionimin e gjykatave, si dhe thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave, veçanërisht për kontestet me vlerë më të vogël.
Ndër risitë më të rëndësishme është edhe mundësia për dorëzimin elektronik të shkresave dhe zhvillimin e seancave gjyqësore nëpërmjet mjeteve elektronike, gjë që do të ulë më tej kostot dhe kohëzgjatjen e procedurave.
Ligji gjithashtu prezanton paditë përfaqësuese për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive, duke zgjeruar qasjen në drejtësi dhe duke krijuar mekanizma të rinj për mbrojtjen juridike të qytetarëve.
Njëkohësisht, parashikohen sanksione më të drejta dhe më proporcionale gjatë zhvillimit të procedurave, ndërsa zgjidhjet ligjore janë harmonizuar me dispozitat e tjera sistemore, me qëllim sigurimin e një sistemi juridik koherent, funksional dhe të parashikueshëm.
Ministria e Drejtësisë vazhdon zbatimin e agjendës reformuese të orientuar drejt një gjyqësori efikas, sundimit të ligjit dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet.